24 Prill 2024

Juventusi shpallet kampion i Italisë

Torino, 2 maj - Juventusi u shpall për të katërtën herë radhazi kampion i Italisë, falë fitores së arritur në transfertë ndaj Sampdorias, këtë të shtunë.

Bardhezinjëve u mjaftonte një pikë për të siguruar matematikisht titullin e 31 në historinë e tyre (i 33 për juventinët), por Arturo Vidal në minutën e 32-të të takimit godet saktë me kokë një top të krosuar nga Lichsteiner nga e djathta dhe shënon golin e tri pikëve.

Me këtë fitore Juventusi ngjitet në kuotën e 79 pikëve, 17 pikë më shumë se Lacio i vendit të dytë dhe kur kanë mbetur katër ndeshje nga fundi i këtij sezoni.

Ky është trofeu i parë i Allegri-t në krye të skuadrës torineze, i arritur që në vitin e parë, si askush tjetër më parë, ndërkohë që mbetet në garë edhe në Ligën e Kampioneve dhe në Kupën e Italisë.

Të martën bardhezinjtë i pret një ndeshje e vështirë në fushën e tyre, gjysmëfinalja e parë ndaj Realit të Madridit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)