29 Mars 2024

Berlusconi ia shet aksionet tajlandezit Bee

Milano, 2 maj - Silvio Berlusconi duket se ka vendosur që t\'ia shesë 51% të aksioneve të klubit të Milanit, manjatit tajlandez Bee Taechaubol.

Sot pritet që gjithçka të zyrtarizohet, duke hedhur edhe firmat. Manjati tajlandez pritet që t’i paguajë ish-kryeministrit italian rreth 500 milionë euro, për të marrë në duar frenat e skuadrës kuqezi.

Kanë kaluar plot 29 vite, dy muaj e 12 ditë, që nga 20 Shkurti i 1986-s, kur Berlusconi erdhi në krye të skuadrës, që edhe atëherë kishte probleme financiare.

Epoka e tij është shumë e lavidshme, përfshirë shumë trofe të fituar, duke e bërë Milanin skuadrën me më shumë tituj në botë.

Me ardhjen e Bee, pritet që gjërat të marrin një rrjedhë tjetër në kampin kuqezi, pas një krize që ka mbërthyer skuadrën.

Sipas medieve italiane, tajlandezi nuk pritet që të shkarkojë Inzaghin, pasi dëshiron që skuadra ta mbyllë kampionatin me ish-sulmuesin në pankinë, por në verë paralajmërohen investime të reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)