29 Mars 2024

United i ofron 280 mijë euro në javë portierit De Gea

Manchester, 25 prill - Udhëheqësit e Manchester Unitedit janë duke planifikuar që ta mbajnë gjatë në skuadër portierin David De Gea.

Unitedit ka bërë gati një ofertë të majme për reprezentuesin e Spanjës, i cili po kërkohet nga Real Madridi.

Sipas tabloidit britanik, Daily Star, United i ka ofruar De Geas një pagë prej 200 mijë funteve në javë (280 mijë euro).

De Gea ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2016, por deri më tani nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e saj.

Kurse, Real Madridi po bënë përpjekje që ish portierin e Atleticos ta transferoj në Stantiago Bernabeu. De Gea shihet si pasardhës i Iker Casillasit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)