27 Prill 2024

Cana merr ofertë edhe nga klube të Rusisë

Lazio, 21 prill - Mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana i cili është duke u kërkuar nga shumë skuadra të ndryshme të Evropës, së fundi ka marrë ofertë edhe nga klube të Rusisë.

Kështu shkruan newscalciomercato.eu, ku sipas këtij sajti Cana ka oferta nga tri shtete.

“Shumë klube e duan shqiptarin. Nga Bundesliga kanë ardhur më konkrete, gjithashtu ka edhe nga Turqia, ku ai ka luajtur për Galatasarayn dhe së fundi ka arritur diçka edhe nga Rusia”, shkruan newscalciomercato.eu.

Kujtojmë se Cana ka kontratë me Lazion deri në vitin 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)