26 Prill 2024

Benzema në dyshim për ndeshjen e ndaj Atletico Madridit

Madrid, 20 prill - Real Madridi ka marrë edhe një lajm të keq. Pas Luca Modricit, për të cilin ky sezon ka përfunduar, edhe Karim Benzema nuk po ndihet mirë.

Sipas të përditshmes sportive madrilene AS, reprezentuesi francez është në dyshim për ndeshjen e së mërkurën ndaj Atletico Madridit, në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkaku i problemeve me gjurin e djathtë.

Sipas kësaj gazete, vetëm ndonjë mrekulli nga stafi mjekësor i Realit mund ta përgatitë reprezentuesin e Francës për takimin e së mërkurës mbrëma.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)