19 Prill 2024

Kosova anëtarësohet në Shoqatën e Federatave Atletike

Prishtinë, 15 prill - Kosova është bërë anëtare e përkohshme me të drejta dhe detyrime të plota në Shoqatën Ndërkombëtare të Federatave Atletike.

Në një njoftim të kësaj shoqate thuhet se Kosova është bërë anëtari i 214-të meqë “u gjykua se kërkesa e saj ka përmbushur të gjitha kriteret”.

Pranimi i së mërkurës,  pasoi vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vitin e kaluar për të pranuar Kosovën si anëtare me të drejta të plota gjë që i mundëson pjesëmarrjen në lojërat Olimpike që do të mbahen në Rio de Janeiro në vitin 2016.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe deri tash është njohur nga mbi 100 vende të botës, ndërsa kundërshtohet nga Serbia.

Fakti që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara vazhdon të pamundësojë edhe pjesëmarrjen e sportistëve të saj në shumë fusha të konkurrencës ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)