23 Prill 2024

Ribery e dëshiron Hazardin te Bayerni

Munchen, 1 prill - Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka thënë se kampioni gjerman duhet ta transferojë yllin e Chelseat, Eden Hazardin.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, francezi ka lavdëruar edhe ish-lojtarin e Chelseat, Kevin De Brytnen, i cili luan te Wolfsburgu.

Por francezi ka lavdëruar më shumë Hazardin, që sipas tij, do të përshtatej shumë me stilin e lojës së Bayernit. “Hazardi gjithmonë sulmon.

 Atij i pëlqen që të kalojë kundërshtarët e tij. Por ai luan me Chelsean”, ka thënë Ribery, para se të bënte shaka: “Ai është shumë i shtrenjtë për Bayernin”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)