25 Prill 2024

Britania pa asnjë ekip në Rio de Zhaniero

Londër, 31 mars - Britania nuk do të ketë asnjë ekip futbolli në Olimpiadën e Rio De Zhanieros, sepse Asociacioni i Futbollit Anglez nuk ka arritur të fitoi përkrahje nga tri federate të tjera.

Uellsi, Skocia dhe Irlanda Veriore janë kundër ekipeve britanike, duke thënë se ato e rrezikojnë pavarësinë e tyre brenda FIFA-s.

Zëvendëspresidenti i FIFA-s, Jim Boyce, ka thënë se organizata nuk do e regjistrojë asnjë ekip britanik, pa përkrahjen e të gjitha katër federatave të Britanisë së Madhe.

Britania ka pasur ekipe në Olimpiadën e mbajtur në Londër më 2012, por kjo është konsideruar si e vetmja marrëveshje e mundshme në mes të asociacioneve të futbollit në Britani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)