26 Prill 2024

Messi, futbollisti më i pasur në botë

Barcelonë, 25 mars - Më i pasuri vazhdon të jetë po ai, Lionel Messi. Sipas ‘France Football’, ylli argjentinas i Barcelonës fiton plot 65 milionë euro në sezon, një shumë që arrihet falë pagës, bonuseve dhe sponsorve të ndryshëm.

Në vend të dytë Cristiano Ronaldo (Real Madrid), i cili fiton 54 milionë euro në sezon. Braziliani Neymar arrin shifrën e 36.5 milionëve, ndërsa shoku i tij në kombëtaren e Brazilit, Thiago Silva, fiton 27.5 milionë euro.

Dhjetëshja e futbollistëve më të paguar në botë plotësohet nga Robin Van Persie (25,6), Gareth Bale (23,3), Wayne Rooney (22,5), Zlatan Ibrahimovic (21,5) Sergio Aguero (21,2) dhe Robert Lewandowski (20,2).

Përsa i përket sportistëve më të paguar në botë, kryeson listën boksieri Floyd Mayweather Jr. me 87 milionë euro në vit, i ndjekur nga basketbollisti LeBron James (69). Në vend të tretë, Leo Messi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)