29 Mars 2024

Angel Di Maria kërkon largimin

Manchester, 25 mars - Angel di Maria ishte përforcimi më i madh i Manchester Unitedit në verën e vitit të kaluar.

Ylli argjentinas erdhi në ‘Old Trafford’ nga Real Madrid në transferim me vlerë rekorde për futbollin britanik, 75 milionë euro.

Por, pas një fillimi të mbarë, ai ka hasur në vështirësi të mëdha në periudhën e fundit.

Dhe, tani më tepër se kurrë qarkullojnë spekulime se ai do të largohet nga klubi në fund të këtij edicioni.

E për këtë fajtori kryesor është menaxheri Louis van Gaal me të cilin Di Maria është i pakënaqur që ka filluar ta injorojë nga formacioni bazë, përfshirë duelin me Liverpool-in të dielën.

PSG është njëra nga skuadrat e interesuara për shërbimet e argjentinasit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)