25 Prill 2024

Çmimi i Danilos është 30 milionë euro

Madrid, 4 mars - Danilo mund të jetë përforcimi i parë i Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Negociatat mes klubit madrilen dhe Portos kanë avancuar shumë ditët e fundit dhe sipas gazetës sportive spanjolle \"AS\", çmimi i mbrojtësit brazilian është 30 milionë euro.

Klubi portugez pagoi 13 milionë euro në vitin 2012 për ta marrë lojtarin e krahut nga Santosi dhe Danilo u bë blerja e dytë më e shtrenjtë e historisë së Portos pas Hulkut.

Kontrata e Danilos me Porton skadon në 30 qershor 2016, por futbollisti duket se ka vendosur që të largohet nga Portugalia që këtë vit.

23-vjeçari është një lojtar i fuqishëm fizikisht (1,84 metra i gjatë) dhe shumë sulmues. Goditja e saktë e ka kthyer në mbrojtësin e krahut me më shumë gola në historinë e Portos.

Për shërbimet e tij janë të interesuar edhe Manchester United e Barcelona, por duket se lojtari ka zgjedhur tashmë Realin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)