23 Prill 2024

Arrestohet Adam Johnson për marrëdhënie seksuale me të mitur

Manchester, 3 mars - Ish-mesfushori i Manchester City-t, aktualisht lojtari i Sunderland, Adam Johnson, është arrestuar nga policia për “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Mosha aktuale e vajzës nuk është bërë e ditur, por sipas raporteve paraprake mendohet se është më pak se 16 vjeçe.

Johnson, i cili më parë ka luajtur për Manchester City-n, gjithashtu edhe me kombëtaren e Anglisë, është një nga lojtarët më të mirë të Sunderland. 27-vjeçari do të udhëtonte ditën e martë me ekipin për ndeshjen e radhës, por u arrestua nga policia në Durhan.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i klubit të Sunderland, të cilët dolën me një deklaratë ku thuhej se lojtari është pezulluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)