26 Prill 2024

Liverpooli dhe Unitedi interesohen për Handanoviqin

Prishtinë, 28 shkurt - Liverpooli dhe Manchester United janë alarmuar me lajmin se portieri i Interit, Samir Handanovic ka vendosur të largohet në verë.

Portierit slloven i skadon kontrata në fund të sezonit, por trajneri i Roberto Mancini e dëshiron atë edhe për disa vite tek klubi i tij.

Megjithatë, kërkesa për një rrogë prej 40,000 funtesh në javë, është duke e detyruar Interin të dorëzohet para klubeve të tjera dhe ta lëne të lirë atë në verë.

Interi ka fituar tre ndeshje e fundit në Serie A dhe gjithashtu të enjten në mbrëmje fituan për t\'u kualifikuar në Ligën e Evropës kundër Celticit.

Megjithatë, Handanovic ka humbur dy ndeshje e fundit për shkak të lëndimit dhe Mancini për momentin në portë ka Juan Pablo Carrizon.

E ardhmja e David De Gea te Manchester United është vënë në dyshim pasi De Gea është lidhur me një kalim tek Real Madridi, kurse forma e Simon Mignolet ende nuk ka bindur klubin nga Liverpooli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)