26 Prill 2024

Ancelotti: Morata do të mbetet në Juventus

Madrid, 26 shkurt - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka mohuar spekulimet se sulmuesi Alvaro Morata mund të rikthehet në klub, pavarësisht transferimit në Juventus, në verën e vitit të kaluar.

“Alvaro kishte nevojë për lojë, është një djalosh i ri dhe ishte ai që vendosi të largohej për të gjetur më shumë hapësirë për lojë. Kishte shumë oferta, por në fund e zgjodhi Juventusin”, deklaroi Ancelotti për “Gazzetta dello Sport”.

Në marrëveshjen e transferimit të Moratas në Juventus ishte përfshirë opsioni i rikthimit të tij në Madrid më 2016, por Ancelotti nuk pret që kjo të ndodhë.

“Ekziston mundësia e riblerjes nga ana e Realit, por besoj se ai do të mbetet në Juventus”, u shpreh strategu italian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)