19 Prill 2024

Aubameyang: Pirlo është idhull për mua

Torino, 24 shkurt - Juventusi dhe Dortmundi do të përballen këtë mbrëmje në Torino në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e Champions League, ndërsa në prag të këtij takimi Pierre-Emerick Aubameyang ka vlerësuar maksimalisht Andrea Pirlon dhe Gianluigi Buffon.

“Është nder për mua të përballem me Andrean dhe Gianluigi Buffon”, ka thënë lojtari nga Gaboni, i cili është produkt i akademisë së Milanit.

Aktualisht Dortmundi gjendet në vendin e 12 në Bundesligë, por vjen në këtë ndeshje pas tre fitoreve radhazi dhe morali është i lartë. Megjithatë, Aubameyang thotë se shokët e tij të ekipit janë të vetëdijshëm se për të mundur bardhezinjtë duhet shumë punë.

“Ne kemi arritur 3 fitore radhazi dhe ky është një fakt shumë i mirë për ne në këtë sfidë. Por ne e dimë se në Torino do të jetë e vështirë, sepse Juventusi është ekipi më i mirë në Itali për momentin. Ata mund të mundin çdo kundërshtar”, tha Aubameyang.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)