29 Mars 2024

Neymar ka dëshirë që të pensionohet në Barcelona

Barcelonë, 28 janar - Sulmuesi i Barcelonës, Neymar thotë se ai ka dëshirë që të pensionohet në Kataluni.

22-vjeçari iu bashkua Barçës në vitin 2013 nga Santosi dhe që nga ajo kohë ka shënuar 34 gola në 65 ndeshje për klubin nga Camp Nou.

“A planifikoj ta përfundoj karrierën te Barça? Nuk kam asnjë plan që të largohem. Dua të fitoj shumë tituj dhe të shkruaj emrin në historinë e klubit”, ka thënë Neymar.

Braziliani ka shënuar 15 gola në 41 ndeshjet e sezonit të parë në Spanjë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)