19 Prill 2024

Interi hedh në gjyq Osvaldon

Milano, 27 janar - E ardhmja e Pablo Daniel Osvaldos vazhdon të mbetet në udhëkryq. Interi nuk dëshiron të forcojë një rival direkt në garën për Kupat e Europës, dhe i ka bërë të ditur sulmuesit me origjinë argjentinase por që luan për kombëtaren italiane se nuk do të lejojë një transferim të tijin te kuqezinjtë.

Drejtuasit e klubit zikaltër pak ditë më parë i kërkuan Osvaldos zgjidhjen e kontratës, por futbollisti nuk pranoi pasi dëshiron një dëmshpërblim të majmë financiar.

Interi nuk pranon të derdhë më asnjë qindarkë në llogarinë e 29-vjeçarit, i cili ka një kontratë me skuadrën nga Milano deri në përfundim të këtij sezoni, dhe sipas të gjitha gjasave kjo çështje do të zgjidhet vetëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv pranë Federatës Italiane të Futbollit.

Drejtuesit e Interit do ta hedhin në gjyq Osvaldon por vendimi i Gjykatës së Arbirtrazhit Sportiv mund të vijë pas datës 2 Shkurt, e cila përkon me mbylljen e merkatos dimërore, dhe nëse diçka e tillë ndodh ish lojtari i Romës dhe Juventusit do të jetë pjesë e zikaltërve deri në fund të sezonit, dhe do t\'i kalojë 5 muajt e ardhshëm duke u stërvitur i vetëm. Deri në këtë moment Osvaldo ka refuzuar çdo ofertë të mundshme në drejtim të tij.

Klube si Torino, Parma, Bologna, Genoa dhe Queens Park Rangers janë refuzuar nga sulmuesi, i cili dëshiron të jetë pjesë e Milanit ose Juventusit për pjesën e mbetur të sezonit.

Në orët e ardhshme është programuar një tjetër takim mes menaxherit të lojtarit 29-vjeçar dhe njeriut të merkatos te Interi, Piero Ausilio dhe nëse Osvaldo do të pranojë të largohet nga 18-herë kampionët e Italisë pa marrë gjë si shkëmbim, një transferim i tij më shumë te Juventusi sesa te Milani edhe mund të realizohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)