26 Prill 2024

United ka refuzuar ofertën e PSG-së për Januzajn

Manchester, 27 janar - Agjenti i Adnan Januzajt ka bërë të ditur se Manchester United ka refuzuar ofertën e PSG-së për mesfushorin e Belgjikës. 19-vjeçari ka hasur në vështirësi për të siguruar një vend në 11-shen startuese të Louis Van Galit, teksa ka bërë vetëm 13 paraqitje deri më tani në të gjitha garat.

Më herët gjatë këtij muaji United i kishte thënë Januzajt se ai duhet të prësë fundin e afatit kalimtar dimëror që të sqarohet e ardhmja e tij në klub, teksa përfqaësuesi i mesfushorit Dirk de Vriese, ka pranuar se kampioni i Francës ka shprehur interesimin për të.

\"PSG është interesuar për Januzajn në këtë afat kalimtar. Ata e kanë kontaktuar në mënyrë direkte Manchester Unitedin për të marrë informata\", ka thënë De Vriese për Foot Mercato.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)