29 Mars 2024

Ronaldo mund të suspendohet për 12 ndeshje

Madrid, 27 janar - Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, u përjashtua nga loja me karton të kuq në ndeshjen e së shtunës kundër Cordobas, pasi goditi me këmbë kundërshtarin e tij, Edimar.

Gazeta katalane, Mundo Deportivo, raporton se ylli portugez mund të dënohet me 12 ndeshje moslojë nëse shpallet fajtor për agresion të tepruar kur Paneli i Disiplinës të mblidhet të mërkurën. Kjo gjë padyshim se do të ishte tejet befasuese.

Në fakt, gazeta madrilene Marca, thotë se gjyqtari i ndeshjes Alejandro Hernandez nuk e kishte vlerësuar veprimin e Ronaldos si tejet të dhunshëm në raportin e tij pas ndeshjes.

Në raportin e tij, gjyqtari i ndeshjes nuk e ka përmendur fare goditjen me dorë të Ronaldos, vetëm atë me këmbë.

Në raportin e tij thuhet: “Në minutën e 83-të, Cristiano Ronaldo, u largua nga ndeshja për këtë arsye: shkelmim i kundërshtarit kur topi nuk ishte në lojë”.

Sidoqoftë, tani duhet të presim vendimin e Panelit Disiplinor që do të mbahet të mërkurën, në mënyrë që ta marrim vesh se çfarë dënimi do t’i shqiptohet portugezit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)