27 Prill 2024

Liverpooli kërkon Icardin

Liverpool, 26 janar - Liverpooli duket që ka probleme të theksuara në repartin e sulmit, ndaj po synon që në këtë merkato të nënshkruaj me sulmuesin Mauro Icardi.

Mediat në Angli kanë shkruar të dielën se sulmuesi i Interit pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers.

Rodgers me çdo kusht dëshiron një sulmues, pasi Balotelli nuk po arrin të përmbush kërkesat e tij.

Icardi nuk është i vetmi lojtar që kërkohet nga “Reds”, pasi i tillë është edhe sulmuesi i PSG-së, Ezequiel Lavezzi.

Interesim për anëtarin e Interit ka shfaqur edhe skuadra e Atletico Madrid, kurse çmimi i 21-vjeçarit që ka kontratë me Interin deri në vitin 2018, është 40 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)