23 Prill 2024

United dëshiron që Luis Nani të vazhdoj të luaj në këtë klub

Manchester, 26 janar - Anësori i Manchester Unitedit, Luis Nani, thotë se klubi do që ai të mbetet te “Djajtë e kuq” pavarësisht se këtë sezon është i huazuar te Sporting Lisbona.

Reprezentuesi portugez ka treguar se dëshiron që të kthehet në Old Trafford dhe se ishte vetë ai që kishte kërkuar largimin për këtë stinor.

“Klubi e di vlerën time dhe e di që ata duan që të qëndroj aty. Unë vendosa që të largohesha nga klubi dhe ishte vendim i mirë sepse e dija që nëse do të qëndroja edhe një sezon në Old Trafford, do të ishte shumë e vështirë për mua”, ka thënë Nani.

“Unë kam nevojë për dikë që beson tek unë dhe që të më japë mundësinë që t’i tregoj aftësitë në fushë. Kjo është një eksperiencë që e doja shumë dhe kisha nevojë sepse në dy sezonet e fundit te Unitedi kisha shumë lëndime dhe isha i mërzitur për atë se çfarë po më ndodhte”, shtoi ai.

United momentalisht është në pozitën e katërt në Premier Ligë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)