20 Prill 2024

Liverpooli me ofertë prej 50 milionë euro për Benzeman

Liverpool, 23 janar - Liverpooli ka vendosur që ta sjell në Anfield Road sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman, duke ofruar 50 milionë euro për të.

“Të kuqtë” për një kohë të gjatë janë duke monitoruar situatën e sulmuesit francez, ndërsa tani thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

27-vjeçari, i cili është transferuar te gjiganti spanjoll në vitin 2009 për 35 milionë euro, ishte afër transferimit në Liverpool edhe gjatë verës së kaluar kur kishte refuzuar takimin me Florentino Perezin, kurse skuadra angleze duket se është rikthyer në garë për të.

Brendan Rodgers e di se francezi ka kontratë pesëvjeçare me Realin, por dëshiron që transferimi i Benzemas të ndodhë gjatë kësaj vere.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)