29 Mars 2024

Majlinda Kelmendi merr Medaljen Presidenciale të Meritave

Prishtinë, 24 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim sportisten nga Kosova me famë botërore Majlinda Kelmendi, të cilës i ndau Medaljen Presidencial të Meritave për të arriturat e saj në sportin e xhudos.

Presidentja Jahjaga uroi Majlinda Kelmendi për të arriturat në skenën ndërkombëtare duke u shprehur se ajo përfaqëson krenarinë e vendit dhe është shembull inspirimi për gjeneratat e ardhshme.

Presidentja Jahjaga theksoi se me anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar tashmë të rinjtë nga Kosova do të kenë mundësinë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në skenën ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e vendit do të vazhdojnë të mbështesin sportistët të cilët me talentin e tyre e përfaqësojnë Kosovën në botë.

Majlinda Kelmendi falënderoi Presidenten Jahjaga për mirënjohjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme qe ka gjetur tek Presidentja dhe institucionet e vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)