20 Prill 2024

Agim Ibraimi shpallet futbollist i vitit në Maqedoni

Shkup, 24 dhjetor - Futbollisti shqiptar i ekipit slloven Maribor, Agim Ibraimi u shpallë futbollist i vitit nga Federata e Futbollit e Maqedonisë.

Ibraimi u shpallë më i miri pas rezultateve të arritura gjatë këtij viti, duke debutuar në Ligën e Kampionëve me ekipin Mariborit, por duke u çmuar edhe si golashënues edhe me kombëtaren e Maqedonisë.

“Dua tu uroj të gjithë atyre që u shpërblyen sonte, duke ju dëshiruar sukses në vitin 2015. Sa i përket çmimit që fitova unë, mundë të them se jam shumë krenar dhe i gëzuar që këtë nder ma bënë vendi im”, theksoi Ibraimi, në ceremoninë e zhvilluar mbrëmë në Shkup.

Me çmimin futbollisti më i mirë i ri u shpërblye këtë vit Jasir Asani, anëtar i klubit futbollistik Vardar nga Shkupi, por njëherit  edhe anëtar i rregullt i kombëtares U-21. Futbollistët e tjerë të shpërblyer nga federata janë: Borce Manevski, Igor Angelovski, Dejan Blazevski, Afërdita Salihi – futbolliste e kombëtares së femrave të Maqedonisë, ndërsa klubi i futbollist Rabotnicki u shpallë si ekipi më “fair play” gjatë këtij kampionati. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)