25 Prill 2024

Ministri Shala ofron mbështetje për volejbollin kosovar

Prishtinë, 22 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, u takua sot edhe me kryetarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Xhavit Mustafën, me të cilin biseduan për të arriturat e deritashme si dhe sfidat në të ardhmen të volejbollit të Kosovës.

Kryetari i FVK-së e njoftoi ministrin Shala për aktivitetet dhe garat që realizon dhe organizon federata. Po ashtu kryetari Mustafa e informoi ministrin Shala për inkuadrim të ekipeve të reja në FVK që janë bërë pjesë e garave.

Mustafa theksoi se për FVK-në është prioritet masivizimi i këtij sporti dhe ngritja e cilësisë.

Po ashtu, ai theksoi se tashmë pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, është lehtësuar rruga për ndërkombëtarizimin e plotë të volejbollit të Kosovës.

Ndërkaq, Ministri i ka përgëzuar drejtuesit e FVK-së për punën dhe sukseset e arritura dhe kërkoi angazhim edhe më të madh drejt avancimit të këtij sporti përbrenda vendit dhe në ndërkombëtarizimin e tij.

Ai shprehu gatishmërinë e tij për ta ndihmuar FVK-në në çdo rrafsh duke u nisur nga ngritja e kapaciteteve të brendshme administrative, punën me gjeneratat e reja, ku ai inkurajoi kryetarin Mustafa që të ketë gara sa më cilësore dhe prezantim konkurrent edhe jashtë vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)