28 Mars 2024

Schalke nxjerr në shitje Avdiajn

Berlin, 22 dhjetor - Mediat gjermane raportojnë se krerët e klubit gjerman Schalke 04 janë duke e menduar shitjen e talentit shqiptar, Donis Avdijajn, i cili akoma nuk ka debutuar në Bundesligën gjermane.

Edhe pse 19 vjeçari akoma nuk ka shijuar debutimin në Bundesligë, megjithatë, Avdijaj nga njohësit e futbollit gjerman konsiderohet një nga talentët më të mëdhenj në futbollin gjerman.

Menaxheri i Schalke 04, Horst Heldt e ka lënë të hapur mundësinë e largimit të mesfushorit shqiptar.

“Ne do të marrim një vendim se çfarë i përshtatet Donisit, në qoftë se ofertat janë interesante për të dhe për ne”, ka thënë Heldt.

Ndryshe, janë disa klube të mëdha që vëzhgojnë talentin shqiptar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)