20 Prill 2024

Hamsik: Napoli do ta mposht Juventusin

Napoli, 22 dhjetor - Marek Hamsik, beson se skuadra e tij mund ta mposhtë Juventusin në Superkupën e Italisë që zhvillohet të hënën.

Fituesi i Kupës së Italisë, Napoli, do të takohet me fituesin e kampionatit italian, Juventusin, në Doha të Katarit, ku do të zhvillohet finalja e Superkupës së Italisë.

“Superkupa është shumë e rëndësishme. Më pëlqen shumë ideja e ngritjes së këtij trofeu”, tha fillimisht Hamsik.

“Duhet të kemi frikë nga Juventusi, pasi që ata dinë si të fitojnë dhe kanë skuadër përplot me kampionë, por kjo është vetëm një ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë”, shtoi Hamsik.

“Nëse e mposhtim Juven, do të ishte kënaqësi tejet e madhe për ne dhe tifozët, një mesazh pozitiv i Napolit dhe i qytetit. Ne mund ta bëjmë këtë nëse e përsëritim paraqitjen ndaj Romës”, ka përfunduar mesfushori i Napolit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)