24 Prill 2024

Ronaldo: Reali mund ta fitojë përsëri Ligën e Kampionëve

Madrid, 22 dhjetor - Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, beson se Real Madridi mund të vazhdojë të luajë mirë dhe ta fitojë përsëri Ligën e Kampionëve.

Los Blancos e mposhtën San Lorenzon me rezultat 2-0 për ta ngritur trofeun e Kupës së Botës për klube, duke e shtuar kështu edhe një sukses pas trofeve të Copa del Rey, Ligës së Kampionëve dhe Superkupës së Evropës.

“Shpresoj që 2015-shi të jetë po aq i mirë sa 2014-shi dhe ne të fitojmë të gjithë trofetë që i kemi fituar këtë vit, veçanërisht Ligën e Kampionëve”, theksoi portugezi.

“Ngritja e trofeut të Kupës së Botës për klube është një moment historik që do të zë një vend të veçantë në jetën time. Kjo më jep motivim që të eci përpara. Faleminderit të gjithëve që më kanë ndihmuar që të arrij diçka kaq të veçantë”, përfundoi CR7.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)