23 Prill 2024

Tifozët e Borusias duan Xherdan Shaqirin

Dortmund, 21 dhjetor - Xherdan Shaqiri është kthyer në një çështje te Bajern Mynihut.

Futbollisti me origjinë kosovare prej kohësh ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga kampionët e Gjermanisë, por drejtuesit e Bajernit kërkojnë të paktën 12 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin 23-vjeçar.

Skuadrat që kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e Shaqirit janë të shumta edhe pse tifozët zviceranë duan ta shohin atë te Borusia e Dortmundit.

Në një sondazh të realizuar nga e përditshmja zvicerane “Blick”, ku kanë votuar 65 mijë persona, pjesa më e madhe e tyre kanë shprehur bindjen se ekipi i ardhshëm i Xherdan Shaqirit duhet të jetë Dortmundi. 33,6% e personave që kanë marrë pjesë në këtë sondazh dëshirojnë ta shohin ish-lojtarin e Bazelit të mbajë veshur fanellën verdhezi të Borusias.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)