19 Prill 2024

Casillas është portieri më i miri në histori të Spanjës

Madrid, 21 dhjetor - Portieri i San Lorenzos, Leo Franco, thotë se Iker Casillas është portieri më i rëndësishëm në histori të futbollit spanjoll.

Të dy u përballën mbrëmë në finalen e Botërorit të Klubeve në Marok, por Franco e njeh portierin e Real Madridit qe 11 vjet, pasi kishte mbrojtur në Mallorca dhe Atletico Madrid.

“Vetëm mund ta vlerësoj lart Ikerin dhe të them se e respektoj shumë për ato që i ka arritur”, deklaroi Franco për “Marca”.

“Casillas është gjithmonë aty, ai luan gjithmonë, kështu që është e vështirë ta imagjinosh Realin apo Spanjën pa të. Iker është portieri më i rëndësishëm në histori të futbollit spanjoll dhe nuk mendoj se ka vend për të hapur diskutime këtu”, vazhdoi Franco, i cili u ndie i nderuar që e ndau edhe një herë fushën me njërin prej portierëve më të mirë në histori të futbollit, i cili ka fituar gjithçka me “Los Blancos”, duke u bërë ikonë e dhjetë herë fituesit të Ligës së Kampionëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)