20 Prill 2024

Inzaghi: Bayern Munichu duhet të jetë referenca

Milano, 19 dhjetor - Trajneri Filippo Inzaghi e ka cilësuar Bayern Munichun si model të përkryer për ta kopjuar Milano, me qëllim që të rikthehet në elitën evropiane.

“Rossonerët” janë shtatë herë fitues të Ligës së Kampionëve, por dështuan të kualifikohen për këtë sezon, pasi përfunduan në pozitën e tetë të Serie A-së.

“Bayern Munichu duhet të jetë referenca jonë nëse duam të rikthehemi të suksesshëm”, ka thënë Inzaghi.

“Një ditë e lexova se Ribery ka thënë që Guardiola gjatë një ndeshje ndërron dhjetë herë taktikat. Ata janë një shembull i mirë dhe ne duhet t’i ndjekim nëse duam të jemi të mirë përsëri”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)