23 Prill 2024

San Lorenco kualifikohet në finale me Real Madridin

Madrid, 19 dhjetor - San Lorenco është kualifikuar për në finalen e madhe me Real Madridin në Botërorin e Klubeve, ndërsa ka arritur që të mposhtë me vështirësi neozelandezët e Okland Sitit.

Fituesit e Kopa Libertadoresit, edhe pse me shumë vështirësi arritën të kualifikoheshin për në finalen e madhe pasi mposhtën në gjysmëfinale pas kohës shtesë me rezultatin 2-1 kampionët e zonës së Oqeanisë.

Një gol i Barrientosit në pjesën e parë u zhvlerësua nga finalizimi i Berlangas në fraksionin e dytë, por Matosi i dha fitoren San Lorencos duke shënuar golin e 2-1 në kohën shtesë.

Tashmë kundërshtari i skuadrës argjentinase nuk do të jetë më Okland Siti, por Reali i Madridit, megjithatë trajneri i San Lorencos, Edgardo Buxa nuk ka frikë nga “Los Blancos”, duke theksuar se ekipi i tij do të bëjë çmos për t’i mposhtur kampionët e Europës në finalen e kësaj të shtune.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi arritur të kualifikohemi në finale. Tashmë kundërshtari ynë do të jetë Reali i Madridit? Një fakt i tillë nuk do të thotë asgjë pasi ne si San Lorenco do të japim maksimumin në takimin final dhe do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta fituar atë.\"

\"Do të përgatitemi mirë për atë sfidë dhe pavarësisht se do të luajmë përballë skuadrës më të mirë në botë, nëse shfaqim të gjithë potencialin tonë, unë kam besim se mund të fitojmë ndaj Realit”, u shpreh Edgardo Buxa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)