20 Prill 2024

Europa do që Botërori i Katarit të luhet në maj

Gjenevë, 18 dhjetor - Futbolli europian do t’i propozojë FIFA-s që Kupa e Botës “Katar 2022″ të zhvillohet në muajin maj, për të shmangur temperaturat e larta të verës, që do të ndikonin negativisht në shëndetin e lojtarëve dhe të tifozëve.

Shoqata e klubeve europiane dhe shoqata e ligave profesioniste europiane kanë studiuar të gjitha alternativat për të shmangur zhvillimin e Botërorit në dimër, sikurse është edhe dëshira e FIFA-s.

Ato propozojnë që Kupa e Botës e vitit 2022 të zhvillohet gjatë periudhës 4 maj-4 qershor, që do të thotë se në qershor do të luhen vetëm finalja dhe sfida për vendin e tretë.

Opsioni i dytë është që të luhet ndërmjet qershorit dhe korrikut, megjithatë klubet dhe ligat profesioniste europiane do të insistojnë me argumentet e tyre që Botërori të luhet në maj.

Synimi është që të mos prishet kalendari logjik i kampionateve kombëtare, duke evituar zhvillimin e Botërorit në dimër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)