20 Prill 2024

Reali shkon në finalen e Botërorit të Klubeve

Madrid, 17 dhjetor - Reali i Madridit ka mposhtur meksikanët e Cruz Azul dhe shkon në finale të Botërorit të Klubeve.

Madrilenët e kanë dominuar kundërshtarin në çdo drejtim duke arritur të marrin një rezultat të pastër 4-0, por këtë herë ra në sy mungesa e portugezit Ronado në listën e golashënuesve.

Ishte minuta e 15-të kur Ramos kaloi ekipin e tij në avantazh, ndërsa në minutën e 36 Benzema dyfishoi shifrat. Meksikanët kishin mundësinë më të mirë për t’i shënuar fituesve të Champions League, por Torrado gaboi nga pika e 11-metërshit në minutën e 40-të.

Në 45 minutat e dyta të takimit të besuarit e Ancelotti shënuan edhe dy  herë të tjera me Bale dhe Isco duke e mbyllur ndeshjen 4-0.

Ditën e sotme do të luhet edhe gjysmëfinalja tjetër e Botërorit të Klube, Auckland City-San Lorenzo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)