19 Prill 2024

Beckenbauer: Shaqiri mund të largohet në janar

Mynich, 26 nëntor - Xherdan Shaqiri mund të largohet që në janar nga Bayerni i Mynichut. Pas zërave të shumtë të merkatos rreth futbollistit zviceran me origjinë shqiptare, tashmë konfirmimi vjen nga presidenti nderit i bavarezëve, Franz Beckenbauer.

Ikona e futbollit gjerman dhe në veçanti i Bayernit të Mynihut hap dritaren e transferimit për mesfushorin e talentuar, që kërkon më shumë minuta aktivizimi.

Shpesh herë Shaqiri është vënë në qendër të merkatos, teksa disa ditë më parë ishte menaxheri i tij ai që deklaronte se Bayern nuk mund të lejojë largimin e tij me formulën e huazimit. Pas këtyre fjalëve vjen reagimi i Beckenbauer që kërkon në klub futbollistë të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në Bavari.

-Shaqiri mund të largohet që në janar. Në skuadër dëshiroj futbollistë që preferojnë të rrinë këtu me ne. Nëse një futbollist nuk ka dëshirë të qëndrojë atëherë është e drejtë të largohet në një klub tjetër.

Mjaftojnë këto tre fjali për të vendosur Shaqirin në merkato dhe për të hapur tenderin për 23-vjeçarin nga Gjilani që ka disa admirues në kampionatet më të forta në Europë. Juventus, Napoli dhe Roma në Itali kanë shfaqur së fundmi interes për të, pa harruar Manchester United dhe Liverpool në Angli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)