29 Mars 2024

Juventusi refuzon ofertat për Pogban

Torino, 25 nëntor - Agjenti i Paul Pogbas thotë se Juventusi kishte refuzuar dy oferta për mesfushorin gjatë verës dhe e ka quajtur klientin e tij “lojtarin më të shtrenjtë në botë”.

“Pogba është lojtari më i shtrenjtë në botë. Raporti me Juventusin është fantastik. Si mund të argumentoj me Pavel Nedved”.

“Juventusi është mjaft i fuqishëm për ta mbajtur atë për një kohë të gjatë dhe ne sapo kemi rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2019”.

“Sigurisht është vështirë për Calcion të mbajë yje si ai, jo për klubin, por për ligën [Serie A]. Megjithatë, Paul është i lumtur te Juventusi dhe nuk dëshiron të largohet”.

“Juventusi ka refuzuar dy oferta të mëdha për të gjatë verës”, ka thënë Raiola.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)