19 Prill 2024

Balotelli nuk rikthehet në Itali

Liverpool, 25 nëntor - Agjenti i sulmuesit të Liverpoolit, Mario Balotelli, thotë se klienti i tij nuk ka qëllim të rikthehet në Itali.

24-vjeçari arriti verës në Anfield nga Milano, por spekulohej se ai do të largohet nga klubi anglez qysh në afatin kalimtar të janarit.

Gjithsesi Mino Raiola ka mohuar këto spekulime duke thënë se kjo është “e pamundur”.

“Një rikthim te Interi? E pamundur. Jo për Roberto Mancinin, por për shumë arsye tjera që nuk duhet të flasim. As Napoli. Mario s’do rikthehet në Itali”, ka thënë Raiola.

Balotelli ka shënuar 2 gola në 12 paraqitje për Liverpoolit këtë sezon.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)