23 Prill 2024

Federata Italiane e Futbollit aprovon disa rregulla të reja

Romë, 21 nëntor - Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) ka aprovuar disa rregulla të reja që duhet të respektohen nga secila skuadër e Serie A.

Federatës Italiane të Futbollit ka aprovuar disa rregulla të reja dhe asnjë skuadër e Serie A nuk guxon t’i shkelë ato.

Sipas kuadrit të ri ligjor, 20 skuadrat e kategorisë më të lartë të futbollit italian, duhet të përbëhen nga 25 lojtarë përfshirë këtu të rinjtë nga ekipet zinxhir.

Një shkurtim që në teori duhet të prekë rreth 80 lojtarë, të cilët duhet të largohen gjatë dy sesioneve të ardhshme të afatit kalimtar. Aktualisht, Serie A numëron 580 lojtarë dhe limiti do të jetë 500.

Dhe, nuk përfundon vetëm këtu sepse 4 nga 25 lojtarët e çdo ekipi, duhet të vijnë nga ekipi i të rinjve, ndërsa 4 të tjerë duhet të jenë rritur dhe formuar profesionalisht në Itali.

Duhet hedhur një sy nga skuadrat aktuale, shumë klube mund të përballen me vështirësi të mëdha.

Psh. Verona dhe Chievo nuk kanë në përbërje asnjë lojtar të ardhur nga skuadra e të rinjve, ndërsa Napoli, Palermo, Parma, Sampdoria, Sassuolo, Torino dhe Udinese kanë më pak se katër.

Ndërkohë, klube si Cesena, Fiorentina, Genoa dhe Roma kanë mbi 30 lojtarë në grup. Për Juventusin, çdo pengesë duket e kalueshme pasi grupi bardhezi numëron 27 lojtarë aktualisht, ndërsa Giovinco, Marchisio, Marrone e Mattiello janë rritur në ekipet zinxhir.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)