20 Prill 2024

Petr Cech do të transferohet në Arsenal

Londër, 20 nëntor - Portieri i Chelseas, Petr Cech do të transferohet në Arsenal gjatë afatit kalimtar të janarit në marrëveshje me vlerë prej 9 milionë euro.

Petr Cech është i gatshëm të largohet nga Chelsea. Dhe, sipas tabloidit britanik “Daily Star”, ai ka arritur marrëveshje për t’ju bashkuar rivalit londinez, Arsenal.

Skuadra e menaxherit Arsene Wenger është e gatshme të paguajë 9 milionë euro për transferimin e reprezentuesit të Republikës Çeke, pas rihapjes së afatit kalimtar të verës.

Cech erdhi në Chelsea më 2004 dhe ishte titullar i pazëvendësueshëm për një kohë të gjatë deri tek ky edicion kur porta i është dorëzuar të rikthyerit në klub nga periudha e huazimit në Atletico Madrid, Thibaut Courtois.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)