25 Prill 2024

Conte: Shqipëria nuk është më ekip i vogël

Romë, 19 nëntor - Fitore për Italinë e tij përballë një Shqipërie që nuk pati frikë të përballej si e barabartë me \"Axurrët\".

Antonio Conte e vlerëson suksesin me kuqezinjtë duke e cilësuar si një provë pozitive përfaqësimin e skuadrës së tij e duke kujtuar se kombëtarja jonë nuk mund të konsiderohet më si ekipi i vogël ndaj të cilit fitorja është e sigurtë.

\"Mos harrojmë që kishim përballë një kombëtare që ka bërë mirë kohët e fundit. Kjo skuadër luajti mirë në Portugali, fitoi madje kundër tyre, luajti mirë dhe në Francë ndaj unë besoj se nuk ishte e thjeshtë të fitoje ndaj Shqipërisë\", është shprehur Conte.

Gjithsesi tekniku i Italisë kërkoi durim për të parë Italinë e vërtetë: \"Sigurisht që nuk është momenti më i artë për futbollin italian, por mos harrojmë që kjo kombëtare ka fituar 5 nga 6 ndeshje. Unë besoj se duhet të jemi pak të duruar me përfaqësuesen tonë\".

Fitorja e Italisë me Shqipërinë erdhi pas barazimit me Kroacinë, që ndezi jo pak kritika në adresë të \"Axurrëve\" sidomos për lojën e shfaqur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)