25 Prill 2024

Maradona dhunon të dashurën

Buenos Aires, 30 tetor - Një video tronditëse e ish-futbollistit Diego Maradona, është publikuar së fundi në internet. Në pamje duket Maradona i dehur duke sulmuar të dashurën e tij, Rocio Oliva.

Videoja është publikuar nga gazeta spanjolle “El Mundo” dhe në të dëgjohet Oliva duke qarë dhe duke i kërkuar 53-vjeçarit që të ndalte së qëlluari.

Pamjet janë xhiruar nga vetë e dashura e Maradonës, dhe tregojnë ish-futbollistin duke bërtitur për t’i marrë aparatin vajzës.

Në Argjentinë mediet vendase thonë se Maradona është në dijeni të qarkullimit të videos dhe pranon se në të është ai, por mohon të ketë goditur të dashurën 24-vjeçare.

Kjo nuk është hera e parë që argjentinasi i futbollit akuzohet për dhunë ndaj të dashurës së tij, por gjithnjë akuzat kanë mbetur në fazën e lajmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)