19 Prill 2024

Bayern eliminon Hamburgun

Munchen, 30 tetor - Bayern Munchen nuk toleron aspak dhe, pas dominimit në Bundesliga, ka hedhur një hap para drejt raundit të tretë të Kupës së Gjermanisë, pas fitores 3-1 ndaj Hamburgut.

Autorë të golave për bavarezët kanë qenë Robert Lewandowski, David Alaba dhe Franck Riberi, ndërkohë që për Hamburgun golin e vetëm të “ngushëllimit” e shënoi Pierre-Michel Lasogga.

Të besuarit e Guardiolës e zgjidhën që në pjesën e parë ndeshjen, e më pas u munduan të ruanin energjitë për përballjen e rëndësishme në fundjavë në Bundesliga, me rivalët e Borussia Dortmundit.

Leverkuseni, nga ana tjetër, vuajti shumë për të siguruar kalimin, të cilin e siguroi vetëm në penalltinë e fundit të sfidës dramatike me Magdeburgun e kategorisë së katërt.

Në ndeshjet e tjera të së mërkurës, Hoffenheimi triumfoi 5-1 ndaj Frankfurtit të Bundesligës 2, ndërsa Wolfsburgu mposhti Heidenheimi.

Freiburg mposhti 5-2 ekipin e 1860 Munchenit, ndërsa Gladbach eliminoi Eintrachtin e Frankfurtit.

U kualifikuan gjithashtu edhe Leipzig dhe Braunschweig.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)