29 Mars 2024

Shqiptarët protestojnë para UEFA-s

Gjenevë, 29 tetor -Shqiptarët e Zvicrës kanë paralajmëruar një tjetër protestë para selisë së UEFA-s në Zvicër, për të kundërshtuar vendimin e Komisionit të Disiplinës që i dha fitoren në tavolinë Serbisë për ndeshjen e 14 tetorit në Beograd.

Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”, organizatorët kanë njoftuar se kësaj proteste në Nion pritet t’i bashkohen të paktën 10 mijë shqiptarë nga disa shtete të Evropës.

Protesta do të organizohet nga “Tifozët Kuq e Zi” të dielën e ardhshme dhe synimi sipas tyre është që t’i tregojmë botës se e drejta dhe fitorja është në anën tonë.

“Ne si ‘Tifozët Kuq e Zi’ kemi marr një iniciativë që të protestojmë për të drejtat tona, duke protestuar në mënyre paqësore për të dëshmuar para botës se e drejta është në anën tonë”, thuhet në një njoftim të shpërndarë prej tyre.

“Ne presim qytetarë jo vetëm nga Zvicra, por edhe nga Franca, Gjermania e Italia”, tha për “Presheva Jonë” një përfaqësues i grupit “Tifozët Kuq e Zi”, Artim Elmazi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)