28 Mars 2024

Jep dorëheqje presidenti i Federatës Serbe

Beograd, 24 tetor - Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadziç, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pas vendimit të UEFA-s.

Mësohet se menjëherë pas publikimit të vendimit të Komisionit Disiplinor, Karadziç ka mbledhur komitetin ekzekutiv të federatës për t’i komunikuar vendimin e marrë.

Sipas të përditshmes serbe “Kurir”, Karadziç do ta njoftojë dorëheqjen e tij në fund të ditës nëpërmjet një deklarate për mediat.

Ngjarjet në stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjes me Shqipërinë dhe ndëshkimi i rënd i përfaqësueses serbe ishin shkaqet kryesore që kreu i qeverisë serbe të futbollit dha dorëheqje.

Këtë e ka konfirmuar edhe sekretari gjeneral i federatës Serbe, Zoran Lakoviç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)