20 Prill 2024

Vokrri: UEFA e ka marrë vendimin për ndeshjen

Prishtinë, 24 tetor - Kreu i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri shprehet i bindur se tashmë Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka marrë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Sipas kreut të FFK-së, krerët e UEFAs sonte (dje) kanë vendosur për fatin e ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Vokrri theksoi se është e palogjikshme të mendohet për një rezultat tjetër përpos fitores 3:0 të Shqipërisë. “Ata sonte (dje) e kryejnë punën e vendimit, ndërsa nesër (sot) vetëm kumtohet ai”, ka thënë Vokrri.

Sipas kreut të futbollit kosovar kurrsesi nuk mund të imagjinohet një rezultat tjetër për sfidën dhe nëse ndodh, ai do të ishte një skandal i madh. “Ne nuk mund ta mendojmë ndonjë rezultat tjetër përpos 0:3” u shpreh Vokrri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)