20 Prill 2024

Karim Benzema kërcënon Barcelonën

Barcelonë, 23 tetor - Karim Benzema e inspiroi Real Madridin drejt fitores në udhëtim te Liverpool të mërkurën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve. Dhe, sulmuesi francez ka kthyer vëmendjen tek El Clasico me Barcelonën të shtunën.

“El Clasico? Kundër Barcelonës është gjithmonë e vështirë por ne jemi duke luajtur mirë dhe duam të fitojmë”, ishte mesazhi i qartë i Benzemas, i publikuar nga “AS”.

“Jam shumë i lumtur që kemi fituar kundër Liverpoolit sepse ishte një ndeshje e vështirë ku u desh të luanim si skuadër”, u shpreh ai.

“A është e vërtetë se luaj më mirë në Ligën e Kampionëve? Unë gjithmonë mundohem të jap maksimumin, e kryej punën time edhe në La Ligë por më mungon pak fati”, përfundoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)