19 Prill 2024

Tramezzani: Ndeshja e ndërprerë para dronit

Tiranë, 22 tetor - Në një intervistë për mediat e vendit të tij, zëvendës trajneri italian i kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani zbardh të tjera fakte interesante në favor të Shqipërisë, duke thënë se delegati i ndeshjes me Serbinë e kishte marrë vendimin për ndërprerjen e takimit eliminator përpara se të shfaqej droni me hartën etnike shqiptare në fushë.

Krahu i djathtë i Gianni De Biasit theksoi atë që është parë edhe nëpërmjet ekranit të televizorit se ndeshja nuk po luhej për shkak të fishekzjarreve dhe sendeve të tjera që ishin hedhur në fushë.

Më tej, Tramezzani pohoi se lojtarët shqiptarë, në sulmin nga huliganët serbë që çanë barrierat policore, janë mbrojtur edhe nga kolegët e tyre serbë, të cilët gjatë ndërprerjes së takimit kanë shkuar në dhomat e zhveshjes dhe janë interesuar për gjendjen shëndetësore të lojtarëve shqiptarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)