25 Prill 2024

FSHF dorëzon në UEFA dosjen e dhunës për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Tiranë, 22 tetor - FSHF dorëzon në UEFA dosjen e dhunës për ndeshjen Serbi-ShqipëriFederata Shqiptare e Futbollit ka dorëzuar ditën e sotme pranë UEFA-s dosjen me dokumentacionin e plotë të dhunës së ushtruar gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Bëhet e ditur se dosja është dorëzuar nga Presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

FSHF në një deklaratë citon se: “shpreson që më datë 23 tetor, Komisioni i Disiplinës i UEFA-s do të gjykojë me objektivitet, atë që ndodhi në fushën e lojës dhe jashtë saj, për shkak të mosmarrjes së masave dhe të një organizimi të pamjaftueshëm të ndeshjes nga ana e vendit organizator”.

Gjithashtu në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit thuhet edhe që pas një pune intensive një javore në bashkëpunim me ekspertë vendas dhe të huaj, sot ka dorëzuar dosjen me të gjithë dokumentacionin përkatës në lidhje me ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri pranë UEFA-s.

Ndërkaq Presidenti i FSHF-së së bashku me juristë të studiove juridike shqiptare ndodhen në Zvicër, për të mbrojtur çështjen e Kombëtares së Shqipërisë për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes në stadiumin Partizani në Beograd.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)