29 Mars 2024

United është gati 25 të ofrojë milionë euro për Pique

Manchester, 22 tetor - Gerard Pique nuk po përjeton një periudhë të mirë tek Barcelona dhe sipas ‘Daily Star’, Manchester United është gati të përfitojë nga ky moment dhe të kthejë në Angli qendërmbrojtësin spanjoll, i cili ka luajtur më parë me “Djajtë e Kuq”, atëherë kur në drejtimin e tyre ishte Sir Alex Ferguson.

Sipas tabloidit britanik, klubi anglez është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro për futbollistin spanjoll.

Gjithashtu, Manchester United mendohet se është interesuar edhe për mesfushorin e Realit, Sami Khedira.

Skuadra e Louis van Gaal e ka nisur keq këtë sezon dhe pas 8 javëve të para renditet në vendin e gjashtë me 12 pikë, 10 më pak se kryesuesit e Chelsea.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)