19 Mars 2024

Ancelotti s’pranon oferta për Khedirën

Madrid, 21 tetor - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se mesfushori, Sami Khedira, mund të largohet nga klubi, por jo më herët se sa afati kalimtar i verës së vitit 2015.

Gjermanit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka marrëveshje mes tij dhe klubit për vazhdimin e saj. Nëse Khedira nuk nënshkruan kontratë të re atëherë ai mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Ancelotti ka thënë se ai nuk do të pranojë që ta shesë Khedirën dhe se pret që ai të vazhdojë kontratën me klubin mbretëror.

“Kemi kohë deri në qershor që të arrijmë marrëveshje me të”, citohet të ketë thënë Ancelotti.

“Nëse do të mbetet te Reali, klubi do ja plotësojë dëshirën. Nëse jo ai mund të largohet në fund të sezonit”, ka shtuar italiani.

Për Khediran janë interesuar Arsenali, Chelsea dhe Milano.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)